Ka dështuar edhe seanca e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Lidhur me këtë çështje, deputetja e LVV-së Mimoza Kusari-Lila akuzoi partitë e tjera për bllokimin e zgjedhjes së legjislativit.
Në një konferencë për media pas dështimit të seancës, Kusari-Lila theksoi se kryeparlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve dhe se nuk e dinë se çfarë kërkesash kanë partitë e tjera që nuk po e votojnë.
“Në situatën aktuale e kemi të paqarta se cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë. Është e qartë se edhe kryeparlamentari i takon partisë së parë dhe në këtë premisë jemi duke e bërë propozimin, përderisa partitë tjera nuk po marrin pjesë në votim. Në rrethanën në të cilën jemi, bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk po marrin pjesë në votim”, ka thënë Kusari-Lila./Arbresh.info
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë