Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se këtë verë është shënuar një rritje e madhe e interesimit të qytetarëve të Kosovës për të pushuar në plazhet shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurtishaj theksoi se nuk ka braktisje të turizmit nga ana e qytetarëve kosovarë, siç është pretenduar nga disa zëra, por përkundrazi, interesi është në rritje të vazhdueshme.
“O Zak Topuzi, nuk ka asnjë braktisje të turizmit nga shqiptarët e Kosovës — përkundrazi, po shohim një rritje eksponenciale të interesimit dhe rezervimeve!”, shkroi ai, duke ju referuar polemikave të fundit rreth destinacioneve turistike të preferuara nga qytetarët.
Ai shtoi se vetëm në dy ditët e fundit, mbi 1,500 pushues nga qytete të ndryshme të Kosovës janë nisur në mënyrë të organizuar drejt destinacioneve turistike në Shqipëri, përmes agjencisë Sharr Travel dhe partnerëve të saj. Destinacionet më të preferuara mbeten Lezha, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Dhërmiu, Jala, Himara, Saranda dhe Ksamil.
Kurtishaj gjithashtu falënderoi qytetarët për besimin, si dhe partnerët hotelierë dhe institucionet shqiptare për krijimin e një ambienti të favorshëm për zhvillimin e turizmit shqiptar.
“Faleminderit për qytetarët që besojnë tek ne, për partnerët tanë – hotelet e shumta në Shqipëri, si dhe për Qeverinë dhe pushtetin lokal shqiptar,” përfundoi ai.
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim
Kujtim Shala zbulon detaje: Vjosa Osmani bartëse e listës dh...
Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ek...