Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ishin të ftuar të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Ambasadës së Francës në Kosovë për një drekë pune në kuadër të festivalit të filmit Dokufest, gjatë të cilës u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.
Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka bërë sot bashkë në Prizren, me pjesëmarrës në garat kombëtare dhe ballkanike, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit nga rajoni, duke përfshirë programues, producentë dhe shpërndarës të festivaleve, shkruan Arbresh.info.
Ai e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, për çka falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe ambasadën franceze në Kosovë.
“Duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën. Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër. Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbresh.info/

Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...