Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në orën poetike “Hardh ora poetike Xhevdet Bajra” në kuadër të festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.
Nëpërmjet kësaj ore poetike është shpalosur krijimtaria e pasur që Bajra ka lënë pas, si poet me renome botërore. Gjatë ceremonisë është promovuar vepra “Eja në ëndërr” nga Drita Popaj./
Ndërkaq kryeministri i Republikës gjatë orës letrare ka folur për përgjegjësinë letrare e sociale të autorëve.
“Nëse këtë e bëjnë me një preokupim social të angazhuar, atëherë unë besoj se para se dikush të provoj të shkruaj këngën e radhës është mirë ta lexoj të vërtetën”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.
Pas orës letrare, Kurti ka vizituar prodhuesit vendorë të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre.
“Hardh Fest” është shndërruar në identifikim kulturor e bujqësor në Rahovec, duke gërshetuar artin muzikor me atë të vreshtarisë./rtk

Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...
I dënuar me tri vjet burgim, kapet në Gjakovë i kërkuari për...
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...