Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar fermerin Shukri Sallahu në Zllatar të Ferizajt.
Kurti me anë të një video në Facebook, ka thënë se sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre, shkruan Arbresh.info
Kryeministri thekson se ushqimi ynë, në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të kultivohen në Kosovë.
Postimi i plotë:
Në Zllatar të Ferizajt, te fusha e gjerë e mbjellur me luledielli e fermerit Shukri Sallahu.
Vitin e kaluar i kishte mbjellur 30 hektarë ndërsa në këtë vit 53 hektarë. Vitin e kaluar kishim subvencionuar gjithsej 280 hektarë me luledielli ndërkaq sivjet kemi pranuar aplikime për subvencione për 1100 hektarë. Sa më e madhe mbështetja aq më të mëdha të mbjellat dhe aq më e lartë siguria e fermerëve në punën e tyre.
Ushqimi ynë, në tryezat tona duhet të jetë nga toka jonë në të gjitha kulturat bujqësore që mund të kultivohen në Kosovën tonë të dashur.
Bashkë me mua ishin zëvendësministri Imri Demelezi, drejtues dhe anëtarë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në ferizaj dhe Viti, Fatbardha Zogaj Reka, Shpend Hysaj, Xhevat Sallahu dhe Arsim Ademi, dhe deputetët Valon Ramadani, Enver Haliti, Adelina Grainca e Shqipe Metaj Isufi
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione
Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për d...
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së