Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar këtë mbrëmje famijen e Vasfije Krasniqi-Goodman-it.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Krasniqit i ka shprehur mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj për t’i jep zë të vërtetës, përcjell Arbresh.info.
“Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman. Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar kryeministri.
“Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, tha Kurti./Arbresh.info
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...