Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar shtëpinë e Drane Bardhi Bojaxhiut, të ëmës së Nënës Terezë, në Novosellë të Epërme të Gjakovës. Ai ka vlerësuar kujdesin e familjes Belaj për ruajtjen e kësaj vlerë historike dhe përpjekjet e shtetit për restaurimin e saj, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare.
“Familja Belaj ka treguar kujdes të patëmetë ndaj vlerës së saj historike, e ndërkaq shteti, përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, është kujdesur për restaurimin dhe përgatitjet për ta kthyer atë në muze”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se trashëgimia kulturore e historike, përfshirë edhe xhevahiret e tjera të komunës së Gjakovës, do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes së re, si garanci për identitetin lokal dhe potencial për turizëm e zhvillim ekonomik.
“Xhevahire të tilla e trashëgimi të çmuar kulturore e historike ka gjithandej komunës së Gjakovës. Prandaj, Ardian Gola e ka vendosur në qendër të vëmendjes së tij dhe të qeverisjes së re, ruajtjen, organizimin dhe promovimin e tyre, bashkë me muzetë aktualë dhe të rinj, si garancë për identitetin e Gjakovës dhe potencial të rëndësishëm për turizëm e zhvillim ekonomik lokal”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...