Vizitën e tij në Komunën e Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vazhdoi duke i përcjellë nga afër punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”.
Ky projekt, arrin vlerën totale prej 2,4 milionë eurove dhe është bashkëfinancim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 2 milionë euro dhe nga Komuna e Gjilanit me 400 mijë euro.
Ai parasheh zgjerimin e rrugës përgjatë kazermës së FSK-së, nga 2 korsi sa ka qenë në 4, me gjatësi 600 metra. Gjithashtu, përfshin edhe mbulimin e shtratit të lumit Stanishorka, trotuare në dy anët e rrugës, si dhe shtegun për biçikleta.
Pas vizitës së punimeve rrugore, kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Parkut “Banja”. Komunës së Gjilanit, me këtë investim prej 250 mijë eurove, iu shtua edhe një hapësirë e re me 17,000 metra katrorë e cila do të shërbejë për argëtim, sport dhe aktivitete të tjera rekreative.
Jetësimi i Parkut “Banja” ka siguruar për qytetarët gjilanas dhjetëra drunj e një rrjedhë uji nga burimi nëntokësor. Gjithashtu ka edhe terrene sportive, përfshirë atë të tenisit e një fushë të basketbollit, 6 tavolina shahu, lodra për fëmijë dhe amfiteatër që ofron mundësi për aktivitete të ndryshme kulturore.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me përurimin e Parkut “Banja”, tha se tashmë kjo hapësirë është në shfrytëzim të qytetarëve tanë, të familjarëve, të fëmijëve, të sportistëve, të atyre që e duan gjelbërimin e që e duan ecjen.
Një ndalesë tjetër të shkurtër, kryeministri e pati edhe tek vendpunishtja ku është duke u bërë rigjenerimi i ish-parkingut tek Posta e Vogël, duke integruar Xhepat e Gjelbër, për t’u shndërruar në Park Urban.
Kryeministri Kurti gjatë kësaj dite ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbreshë Kryeziu Hyseni, si dhe ish-deputeti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshi./Arbresh.info




Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...