Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se trefish më e ulët është kërkesa e komunave sesa oferta e qeverisë.
“Vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social, përkundër mundësisë që po ofrojmë dhe nevojave të çifteve të reja dhe prindërve vetushqyes anekënd vendit”, ka shkruar Kurti në postimin e tij në Facebook për vënien e gurthemelit të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë.
“Pas Istogut e Gjilanit, sot ishim në Podujevë për të vendosur gurthemelin e dy ndërtesave me 133 njësi banesore, prej të cilave 106 janë të dedikuara për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social. Ato do të shtrihen në një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 20 mijë metra katrorë, arrijnë një vlerë investimi prej afër 13.6 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda 3 vjetëve. Janë katër tipe të banesave: 53 m2, 66 m2, 77 m2 dhe 87 m2, prej të cilave shumica (55%) janë të këtij tipi të tretë (77 m2)”, ka shkruar Kurti.
“Në më pak se një muaj kemi nisur punimet për ndërtimin e gjithsej 269 njësive banesore – 215 banesa për banim të përballueshëm dhe 57 për banim social”, shtoi ai./Arbresh.info
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...