Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti sot e informoi kabinetin e tij për vizitën dhe darkën joformale që pati në Athinë.
Ai tha se atje ka folur edhe për situatën aktuale në veri të vendit dhe se situata atje nuk tensionohet nëse Beogradi nuk i nxit protestat e dhunshme.
“Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët, po ashtu theksova se de-eskalimi në katër komunat në veri është rezultat në njërën anë i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Kanë kaluar dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz, e edhe më gjatë prej kur ka pasur protesta të dhunshme. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur s’ka protesta të dhunshme të planifikuara, të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka eskalim në veriun e Kosovës. Kosova është gjithashtu duke zbatuar me përpikëri dakordimin e arritur në Bratisllavë me 10 korrik të këtij viti”, tha Kurti.
Kurti tha se në darkën e përbashkët që patën në Athinë theksoi se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bashkimin Europian nuk ka alternativë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...