Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Pashkët për besimtarët e krishterë, ortodoksë e protestantë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se kjo ditë është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera, Kurti ka uruar për dashur sa më shumë me njëri-tjetrin dhe për atdheun në pambarim.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët e krishterë!
Këtë vit Pashkët i festojnë bashkë në të njëjtën datë besimtarët katolikë, ortodoksë e protestantë në të gjithë botën, e bashkë me ta edhe besimtarët shqiptarë kudo ku jetojnë.
E diela e Pashkës është dita më e madhe që kremtohet në çdo shtëpi besimtari, në çdo altar kishe prej 2025 vitesh, çdo vit. Është më shumë se një festë, është një ftesë për reflektim, rilindje dhe shpresë. Kjo ditë na e sjell pranë mendjes e shpirtit dritën, dashurinë dhe ripërtëritjen.
Ta duam njëri-tjetrin dhe atdheun në pambarim. Ta kemi shpresën të madhe sa dëshirat. Ta mbrojmë dritën siç e mbrojmë veten. Ta përmbushim sprovën e të qenit njerëz me besim e me virtytin e të mirës.
Qoftë kjo festë e Pashkëve e mbarë për të gjithë, për familjet e besimtarëve, për shqiptarët që mbrëmë i ndezën dritat e besimit në kishë, e sot kremtojnë në familjet e tyre.
Na bëftë të fuqishëm me durimin për mundimet, për betejën me të padrejtën, për vështirësinë e ndryshme ashtu që ta ndihmojmë përherë njëri-tjetrin me plot dashuri.
Qofshin lutjet e kësaj dite e mira që përhapet midis nesh!/Arbresh.info
Aksident i rëndë në Gjermani, kamioni shtyp makinën
Sulmi më i rëndë me armë në shkollë në historinë e pasluftës...
Sylvinho: Qasja në pjesën e parë ishte e gabuar, ndoshta mun...
Vrasësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake bes...
Asllani: Në shtator duhet Shqipëri tjetër, trajneri na kërko...
Bajrami kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për dyshimet mb...