Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ua ka uruar sot pashkët besimtarëve ortodoksë në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se megjithëse besimtarët s’do ta kenë mundësinë që të shkojnë fizikisht në meshën e shenjtë, ata lutjet për ditë më të mira do t’i japin pa kursim, shkruan lajmi.net.
“U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tone”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Sonte besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Pazakonshëm, ndryshe nga ceremoniali mijëravjeçar, besimtarët nuk do të munden që fizikisht të shkojnë bashkë në Meshën e shenjtë. Por shpresën për përtëritjen e lutjet për ditë më të mira të gjithë në familjet e tyre do t’i japin pa kursim.
U bashkohem atyre duke ua uruar Pashkën, besimtarëve shqiptarë ortodoksë kudo ku jetojnë, si dhe besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike në vendin tonë.
Si sot, 112 vite më parë, Imzot Fan S. Noli e përfundoi përkthimin e botimin dhe e mbajti Meshën në shqip në Pashkët e atij moti për komunitetin shqiptar ortodoks në Boston.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit