Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh

10:48 | 5 Prill 2026
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë festën e Pashkëve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi rëndësinë e harmonisë mes njerëzve dhe bëri thirrje për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

“Shpresa, sakrifica, dashuria, falja dhe rilindja si nevojë për të ndryshuar për të mirë, janë mesazhet kyçe të kësaj feste. Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh dhe të na frymëzojë për më shumë kujdes, solidaritet dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Sot dhe gjithmonë, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta njerëzore dhe i besimit në një jetë më të mirë për të gjithë.Gëzuar!”, shkroi Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale