Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha dhe më përparimtare të shqiptarëve të Kosovës në gjysmën e dytë të shek. XX.
Përmes rrjetit social ‘Facebook’, kryeministri Kurti vuri në dukje se nga Universiteti i Prishtinës kanë dalë gjenerata të tëra profesionistësh fushash të ndryshme, duke i vënë themelet e të gjitha elitave kulturore, akademike dhe politike të Kosovës.
“Lëvizjet studentore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, i kanë shenjuar dhe pikëprerë periudhat e historisë së Kosovës nën Jugosllavi, si më 1968, pastaj më 1981, më 1997-’98 sikur edhe më 1999, kur mijëra studentë u mobilizuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka potencuar Kurti.
Ai, mes tjerash, vuri në dukje të arriturat e UP-së sidomos kohëve të fundit, duke theksuar qindra marrëveshje ndërkombëtare me universitete të tjera dhe me mijëra studentë që studiojnë në mbi 80 departamentet e këtij universiteti.
“Ndërkohë që si universitet publik në Universitet të Prishtinës studiohet falas, studentët e tij përfitojnë miliona euro bursa kategorish të ndryshme, që ndihmojnë studentët e UP-së në aftësimin e tyre universitar”, ka shkruar ndër të tjera, Kurti.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell