Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka vizituar sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u ka uruar të gjithëve suksese.
“Sportistët të cilët i takova para disa ditëve në Prishtinë, sonte parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë. Nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut”.
“Xhudo, karate, boks, taekëondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”,ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...