Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
Në një intervistë për “Politico.eu”, Kurti tha se pavarësisht se ndanë të njëjtën tryezë në Bruksel javën e kaluar, dy liderët ballkanikë nuk folën drejtpërdrejt, transmeton Arbresh.info.
“Qasja e Serbisë nuk është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Si i thanë po Marrëveshjes Ohrit, por refuzuan ta nënshkruajnë atë. Kur ai flet, unë nuk ndërhyj. Sa herë që flas, ai ankohet”, ka thënë Kurti, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ky medium ka thënë se Kurti akuzoi qeverinë serbe për shkeljen e marrëveshjes së tyre “herë pas here” dhe siç thuhet aty, për strehimin e Milan Radoiçiqit.
“Radoiçiqi është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe financuar nga Serbia”, tha Kurti.
Kurti ka drejtuar gishtin edhe nga kryediplomati i BE-së Josep Borrell dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.
“Problemi është se Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka pasur shkelje. Imagjinoni një arbitër që sillet në një fushë futbolli pa bilbil”, është shprehur tutje ai.
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...