Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Gjermania, ku ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti theksoi se me Sarrazinin kanë biseduar për shumë çështje, nga marrëdhëniet mes dy vendeve, e deri te bashkëpunimi rajonal e integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit.
“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, dhe bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik në Procesin e Berlinit, ishin tema të diskutimit me Emisarin Special Manuel Sarrazin në rezidencën e Ambasadorit të Kosovës në Gjermania sot. Teksa Procesi i Berlinit shënon 10 vjetorin e tij sivjet, presim me padurim më shumë rezultate”, shkroi Kurti./Arbresh.info
Relations between ?? & ??, and regional cooperation & economic integration in the Berlin Process, were topics of discussion w/ SE @ManuelSarrazin at the @GermanAmbKOS‘s residence today. As Berlin Process marks its 10th anniversary this year, we look forward to more deliverables. pic.twitter.com/AC4dcbjkL1
— Albin Kurti (@albinkurti) May 28, 2024
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin