Në vazhdën e takimeve zyrtare në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar edhe Guvernatorin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC), Nobumitsu Hayashi.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kryeministri Kurti e ka njoftuar Hayashi për zhvillimet ekonomike në Kosovë dhe i ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Osaka Expo 2025.
Ai bashkë dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë shprehur interesim për programet e kredive të buta të JBIC dhe mundësitë e përfitimit nga ato për projekte zhvillimore të Kosovës.
Në anën tjetër, guvernatori Hayashi e ka njoftuar kryeministrin Kurti dhe delegacionin e tij në lidhje me programet e kredive të buta nga JBIC.
Pala japoneze ka shprehur gatishmërinë për të parë mundësitë e bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë./arbresh.info/
KEDS-i uron festën e 28 Nëntorit
Kryetarja e Dhomave të Specializuara viziton Kosovën, polici...
Haxhiu uron festën e 28 Nëntorit: U bënë përpjekje të parres...
Blero – Shqipes: Ti je e paedukatë
Dita e Pavarësisë bën bashkë Ramën dhe Kurtin, mbahet ceremo...
A do ta marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës? Flet trajneri Il...