Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim drejtues dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Bosnje dhe Hercegovinës. Ai theksoi se takimi i sotëm simbolizon angazhimin për të rritur bashkëpunimin dhe për të nxitur prosperitetin e ndërsjellë.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti vlerësoi rolin që mund të luajnë komunitetet e biznesit të të dyja vendeve, të cilat kanë potencial për të rritur shkëmbimet tregtare dhe për të krijuar partneritete për investime, nga të cilat do të përfitojnë bashkërisht edhe Kosova edhe Bosnje dhe Hercegovina.
Ai shtoi se duke rritur flukset tregtare e reduktuar barrierat logjistike, krijojmë një mjedis biznesi bashkëpunues dhe në të mirë të dy vendeve.
Kurti tha se vendimi për të lejuar në mënyrë të njëanshme qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës të hyjnë në territorin e Kosovës duke përdorur vetëm letërnjoftimet biometrike, në fuqi nga 1 janari 2025, shërben si shtysë dhe ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve./Arbresh.info/






Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...