Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me kongresistin amerikan, Jason Crow.
Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje.
Ai e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe advokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane.
Kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën, duke shprehur se është i mirëseardhur në vendin tonë./Arbresh.info


Ramush Haradinaj i AAK-së me pasuri milionëshe e të hyra mbi...
Bedri Hamza deklaron tri banesa, një shtëpi, tri garazhe dhe...
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...