Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë pati një darkë pune me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Parlamentare të Francës, Marine Hamelet, Frédéric Petit, Pierre Pribetich, Jean-dhe Louis Roumégas, të shtruar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare për thellimin e mëtejmë të tyre dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, transmeton Arbresh.info.
Diskutuan edhe për raportet me Serbinë, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Marrëveshjen Bazike të arritur atje dhe aneksin e saj të zbatimit.

Kryeministri falënderoi deputetët për vizitën që po i bëjnë vendit tonë dhe shtetin francez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe me rezultatet e qeverisjes e përparimin e arritur në katër vitet e fundit si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë demokratik dhe të të drejtave të njeriut.
Gjatë darkës që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit francez në Kosovë, gjithashtu u diskutua edhe për hapat dhe rrugën përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe seancës së thirrur nga presidentja e vendit për datën 15 prill./Arbresh.info
Tottenham – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të H...
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...