Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.
Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.
“Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike. Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”, thuhet në njoftimin për media.
Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, Tea Blakaj. /arbresh.info/

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...