Kurti takohet me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, u diskutua për referendumin e Serbisë në Kosovë

17:15 | 21 Janar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, Zëvendës Shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim, transmeton arbresh.info.

Nw kwtw takim temë diskutimi ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

Po ashtu u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

E ndwrkaq Kurti falënderoi Davenport për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara