Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.
“Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke. Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.
Kurti po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm.
Në këtë takim e pranishme ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./arbesh.info/
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...