Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Turqisë në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për mijëra jetë të humbura tragjikisht nga tërmeti në Turqi.
“E gjithë Kosova është tronditur nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin turk dhe udhëheqjen e Republikës, ngushëllojmë familjarët e viktimave, urojmë shërim për të plagosurit dhe lutemi për jetën e të gjallëve nën rrënoja”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Solidariteti ynë është i fuqishëm e ndihma dhe mbështetja jonë e parezervë dhe e vazhdueshme. Geçmiş olsun Türkiye, ka shkruar ai më tej në librin e zisë. /arbresh.info/




Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...