Kryeministri i vendit Albin Kurti ka vazhduar sulmin me krerët e sindikavete të Kosovës edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.
Pasi që deputetja e PDK-së Eliza Hoxha kërkoi nga qeveria të përkrahen.
Kurti tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in.
“Si subjekt opozitar kemi qenë gjithmonë afër sindikatave, as dikur as sot krerët e sindikatave nuk kanë qenë të njëjtë. Kemi pasur sindikatës që janë rrahur brutalisht. Në njërën ane kemi pasur sindikalist që i kanë mbrojt ndërmarrjet, dhe për atë gjë janë rrahur nga grupet e përcaktuara. Rrahja e sindikalisteve është dukuri me elemente fashiste qe nuk ka ndodhur vetëm tek ne”.
“Sindikalist midis fushatës patën bërë bashkëpunim me PANIN. Kemi pasur rast të tillë që kanë pasur punëtor e kryepunëtor. Nuk duhet ta njëjtësojmë një sindikatë të caktuar me një udhëheqës aktual të asaj sindikate, edhe unë besoj se sikur se ne skenën politike qe ka pasur ndryshime edhe në shumë sektor ka nevojë për ndryshime”, tha Kurti./arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...