Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare, në takimin e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, dhe Dërguaren e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Me anë të një postimin në llogarinë e tij në Facebook, Kurti tha se Sekretarit Lammy dhe emisarit Pierce u ka shprehur mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen ndaj vendit përgjatë të gjitha etapave të shtetndërtimit.
“Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, i urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm,” tha Kurti./Arbresh.info
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...