Kurti reagon pas vendimit të Arbitrazhit për IuteCredit: MD i ka shpëtuar buxhetit të Kosovës 30 milion euro

23:31 | 18 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Arbitrazhit për mbylljen e institucionit makrofinanciar, IuteCredit.

Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ky vendim ka vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale dhe se Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja, transmeton arbresh.info.

“Republika e Kosoves shënon fitoren e radhës në arbitrazhin ndërkombëtar, duke vërtetuar ligjshmërinë e veprimeve institucionale ndaj investitorëve. Republika jonë ka krijuar ambient të përshtatshëm për investime të huaja dhe marrëdhënieve me investitorë i qaset me përkushtim e seriozitet të plotë”, tha Kurti.

Ndër të tjera Kurti shtoi se si pasoj e kësaj, Ministria e Drejtësisë i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro.

“Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro. Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro”, shtoi në fund i pari i Qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhen poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit.

Paneli i arbitrave vërtetoi që institucionet tona nuk kanë shkelur ndonjë nga obligimet e parapara sipas Ligjit për Investime të Huaja, duke konfirmuar ligjshmërinë e tyre.

Ministria e Drejtësisë, së bashku me Avokaturën Shtetërore, janë siguruar që Kosova të përfaqësohet dhe mbrohet denjësisht gjatë gjitha fazave të procedurës në arbitrazh, duke ia përkushtuar të gjitha resurset e nevojshme ekipit mbrojtës për ta bërë të mundur këtë rezultat.

Si pasojë e kësaj fitore, Ministria e Drejtësisë, i ka shpëtuar buxhetit të taksapaguesve mbi 30 milionë Euro.

Gjatë këtij mandati qeverisës, kjo është fitorja e dytë e Kosovës në arbitrazhin e investimeve, pas rastit Selmani në padinë ndaj shtetit me vlerë të pretenduar rreth 65 milionë Euro.

Falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, Avokaturën Shtetërore në kuadër të Ministrisë si dhe ekipin përfaqësues të Squire Patton Boggs, për fitoren e Republikës së Kosovës./arbresh.info/