Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkalimit kufitar të përbashkët Glloboçicë–Jazhincë me Maqedoninë e Veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm në prag të sezonit turistik veror, ndërsa theksoi se do të ndikojë ndjeshëm edhe në rritjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve.
“Në dy muajt e fundit, para sezonit turistik veror, dy pikëkalime të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut po bëhen tashmë funksionale. Pas Hani i Elezit – Bllacë, sot u inaugurua dhe Glloboçicë – Jazhincë. Lëvizja e qytetarëve dhe mallrave po bëhet çdo ditë e më shumë, më lehtë dhe lirshëm mes dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”