Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.
Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info
“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në njoftim.
Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit./Arbresh.info/


Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...