Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se edhe pse partitë tjera politike gjatë mandatit të tyre qeverisës nga e kaluara kanë pasur pothuajse të njëjtin fat, Lëvizja Vetëvendosje sipas tyre “duhet të largohet nga zyrat e saj një orë e më parë”.
Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë ata që nuk pranuan që formalisht ta marrin mandatit e deputetit, por kërkojnë nga unë që formalisht të mos jetë kryeministër.
Ai përmendi rastin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili edhe pse kishte dhënë betimin në korrik të vitit 2014, kishte qëndruar në detyrë deri në dhjetor të po atij viti.
Po ashtu, përmendi Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje në korrik 2019 por vazhdoi të qëndronte në detyrë deri në shkurt 2020.
“Ligji për Qeverinë e bënë të qartë se një qeveri në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, ndonëse të kufizuara. Mbledhja sot dhe ushtrimi i kompetencave të tjera janë të lejueshme dhe të detyrueshme sipas ligjit.Kemi funksione të kufizuara, por asesi nuk mund të ketë ndalim funksionimi. Shteti nuk mund të ketë vakum qeverisje, qeveria nuk mund të ketë ndalim funksionimi. E kemi shembullin e ish-kryeministri Thaçi që edhe pse kishte dhënë betimin në korrik 2014 kishte qenë në pozitë deri në dhjetor të atij viti.”, tha Kurti.
Tutje, ai tha se e njëjta ka ndodhur me ish kryeministrin Hoti.
“Haradinaj dha dorëheqje në korrik 2019, vazhdoi në detyrë deri në shkurt 2020 si në detyrë. Ish-kryeministri Hoti mbeti në detyrë deri në formimin e qeverisë, pavarësisht se qeveria e tij u shpall e jashtëligjshme nga Kushtetuesja”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri në detyrë, Kurti, ka reaguar edhe ndaj kritikave të opozitës duke theksuar se pavarësisht përpjekjeve për të njollosur punën e institucioneve, vendi po përparon në të gjitha fushat.
“ I siguroj qytetarët se përtej zhurmës opozitare, dhe disa mediave të ish-regjimit e të oligarkëve që madje kanë shkuar aq larg sa kanë regjistruar bizneset në Serbi, Republika e Kosovës, atdheu ynë, po ecën përpara, me ekonomi, demokraci, rend dhe ligj e paqe për të gjithë”, tha në fund Kurti./Arbresh.info
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s
Struga në bllokadë politike: Kush e ka fajin?
Banka Qendrore e Rusisë i quan të “jashtëligjshme” planet e ...
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë