Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen.’
Kurti gjatë fushatës në qytetin e Prizrenit, ka vizituar katër biznese të Sharrit, ku shumica e punëtorëve janë gra.
“Nga fabrikat Meka e Sofra e Hasit, te firmat Renelual Tahiri e Rizam Holding, nga prodhimet e produkteve të mishit dhe produkteve të brumit, te prodhimi i materialeve të betonit e objekteve banesore ndër të tjera. Këto katër biznese të Sharrit e Prizrenit, i kanë mbi 290 punëtorë, shumë prej tyre gra. Qeveria jonë do t’i mbështesë gjithmonë bizneset që të rriten e zhvillohen, gjersa ato e rrisin punësimin dhe kontributin për shtetin”, shkruan Kurti në Facebook./Arbresh.info/
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...