Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Kaçanik ka vizituar familjen e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Krasniqi.
Ndërkaq në Han të Elezit te familja e dëshmorëve Gafur e Driton Loku, shkruan Arbresh.info.
“Në Kaçanik në konakun e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Krasniqi bashkë e në mesin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së drejtë e çlirimtare të popullit tonë. Në Han të Elezit te familja e dëshmorëve Gafur e Driton Loku, babë e bir, ushtarë të UÇK-së, përkrah familjarëve që krenaria për ta ua lehtëson dhimbjen.”, ka shkruar Kurti.
Kurti u shpreh se punën më të madhe për kombin tonë e kanë kryer dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë.
“Punën më të madhe për kombin tonë e kanë kryer dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë. E kontributi i tyre është i përjetshëm. Ata janë dëshmia e së kaluarës sonë, vetëdija e së tashmes dhe busulla për të ardhmen.”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...