Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka ardhur në Kosovë me rastin e edicionit të tretë me radhë të Festivalit Sunny Hill.
Kryeministri Kurti e përgëzoi Duan për suksesin e saj fantastik dhe e vlerësoi të veçantë zërin, muzikën dhe performancat e saj në skenat botërore.
Ai e falënderoi për përfaqësimin dinjitoz dhe promovimin e vlerave artistike të Kosovës kudo në botë.
“Kontributi që keni dhënë e po jepni për Kosovën është i pamatshëm”, tha kryeministri Kurti.
Këngëtarja Dua Lipa e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe ritheksoi angazhimin dhe përkushtimin e saj për promovimin e artistëve dhe talentëve tanë, si dhe për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Në takim ishte i pranishëm edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, me të cilin biseduan rreth mbarëvajtjes së Festivalit Sunny Hill, që përmbyllet sonte.
Lipa tha se ky edicion i festivalit ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh të të rinjve nga e gjithë bota.
Ai tha se gjatë tri netëve të festivalit kanë qenë të pranishëm të rinj nga 60 shtete./arbresh.info/









Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...