Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti sot një grup studentësh nga Universiteti Shtetëror i Floridës, me të cilët diskutoi për zhvillimet politike, ekonomike dhe demokratike në vend.
Ai theksoi se Kosova është demokracia më e qëndrueshme dhe ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, falë një popullsie të re dhe politikave të qeverisë që mbështesin të rinjtë dhe arsimin e lartë, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Kurti u ndal te rritja e punësimit të të rinjve, bursa në fushat STEM – ku mbi 96% e përfituesve janë gra – si dhe zhvillimi i sektorit të teknologjisë. Ai i falënderoi studentët për vizitën dhe bashkëbisedimin.

Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...