Google ADS

Kurti priti në takim përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave

19:17 | 30 Nëntor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave (FEG).

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi i Qeverisë me organizatat e shoqërisë civile, e veçanërisht me ato të grave.

“U theksuan mundësitë e angazhimit të përbashkët, për të forcuar më tej zhvillimin ekonomik dhe për të eliminuar pabarazitë sociale që pengojnë pavarësimin ekonomik të grave dhe vajzave. U bisedua edhe lidhur me ligjin e punës, me fokus në dispozitat e lejes së lehonisë dhe asaj prindërore”, thuhet në njoftimin për media.

Kurti ritheksoi punën dhe përkushtimin e Qeverisë për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim. Ai përmendi vendimin e sotëm për 1882 studente, vajza e gra që u shpallën fituese të bursave në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë e Matematikës (STEM).

Në këtë takim morën pjesë përfaqësueset e FEG: Saxhide Mustafa nga Riinvest, Igballe Rogova nga RrGK, Gjyljeta Devolli nga RrOGRAEK, Nora Latifi-Jashari nga GAP, Luljeta Demolli nga QKSGj si dhe Rrezarta Krasniqi nga D4D./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme