Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi priti në takim ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.
Në një komunikat për media, Zyra e Kryeministrin njofton se është diskutuar mbi formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, transmeton Arbresh.info.
Ky takim ishte pjesë e konsultimeve të cilat po zhvillohen nga kryeministri me partitë politike të pakicave. Prezent në takim ishte dhe deputeti e anëtari i partisë IRDK, Fridon Lala.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Krasniqi për bashkëpunimin e ngushtë gjatë këtij mandati qeveritar dhe punën e zhvilluar. Nga ana e tij, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...