Të drejtat e njeriut në Kosovë ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Anders L. Pettersson, drejtor ekzekutiv i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Civil Rights Defenders.
Kryeministri Kurti ritheksoi se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk janë vetëm detyrime formale kushtetuese të Qeverisë, por janë edhe thelbi i bindjes filozofike e njerëzore.
Ai e njoftoi Pettersson, me veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës lidhur me rritjen e mirëqenies sociale, nëpërmjet rritjes së pagave dhe asistencës sociale, duke veçuar masat e Pakos së përballjes me inflacion.
Gjatë takimit u theksua domosdoshmëria e pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe shoqërisë civile, si dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut në të ardhmen./arbresh.info/


Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...