Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.
U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh./Arbresh.info/



Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...