Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti është pritur sot në konakun e hoxhe Osman Musliu në Mitrovicë, për të cilin kryeministri në detyrë tha se çdo bisedë më të i lë mbresa.
Kurti e njoftoi Musliun se mandatin e ardhshëm do të rindërtohen xhamia e Ibrit, e që lajmi u mirëprit nga hoxha, shkruan Arbresh.info.
“Ajo Xhami për mu është më shumë se Xhami. Është e vërtetë që është çështje e fesë, është edhe simbol i bashkimit se e luan një rol bukur të madh. Më vjen mirë që e ke përmend”, tha hoxhë Musliu.
“Ne jemi shumë mirënjohës e falënderues për rolin kombëtar, fetar e shoqëror që e ke me fjalët e tua shumë të urta, edhe me rrjetin e miqve dhe dashamirëve që e ke kriju ndër vite. Është kënaqësi edhe personale me u taku me juve sepse sa herë takohemi dëgjoj prej teje diçka që se kam dëgjuar më herët prej kërkujt tjetër”, tha Kurti./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...