Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur tubim në Prishtinë ku ka prezantuar zotimet e qeverisjes së ardhshme.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryeministër në mandatin e ardhshëm:
Miratimi i buxhetit rekord prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026;
Procedimi i ligjit të ri për çmime tavan, me qëllim frenimin e abuzimit të tregtarëve me rritjen e çmimeve;
Procedimi i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfitojnë beneficione;
Miratimi i vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë, që në fillim të vitit;
Miratimi i Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurosh, e cila përmban:
a. Mbështetje të njëhershme për pensionistët, fëmijët që marrin shtesa, studentët dhe punëtorët e sektorit privat;
b. Rikthimin e Skemës për Subvencionimin e Kursimit të Energjisë Elektrike, nga e cila pritet të përfitojnë mbi 200 mijë familje përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike./Arbresh.info
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për shpalljen e Iranit sht...
Trump: Dua të shtyj udhëtimin në Kinë, për shkak të luftës m...
Joseph e quan situatën në Kosovë “katastrofë”, kritikon Kurt...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...