Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në ndërtesën e Qeverisë për një takim dypalësh ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Özdemir, i cili shoqërohej prej stafit të tij dhe nga ambasadori gjerman ne Republikës e Kosovës, Jörn Rohde.
Kurti u shpreh falënderues për vizitën e ministrit Özdemir dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për Kosovën. Gjermaninë, veçanërisht e falënderoi për rolin e rëndësishëm të ushtrisë gjermane Bundeswehr në KFOR, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur. se gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike dhe ekonomike, si dhe ndikimin pozitiv të diasporës së Kosovës në Gjermani.
Ministri gjerman Özdemir, u shpreh i lumtur që më në fund po e viziton Prishtinën dhe falënderoi Kurti dhe ministrin Peci për mikpritjen, bashkëpunimin dhe për raportet e shkëlqyeshme bilaterale.
E përgëzoi qeverinë për reformat e ndërmarra, me theks ato në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural e përmes së cilave Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ministrin Özdemir edhe për zhvillimet politike në vend, sulmin terrorist të 24 shtatorit, hetimet rreth tij, faktet që dëshmojnë për lidhjen dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë dhe për punën profesionale të Policisë së Kosovës.
Për punën profesionale të Policisë u shpreh mirënjohës edhe ministri gjerman, i cili gjithashtu shprehu ngushëllime për policin e rënë në detyrë, Afrim Bunjaku, në ditën e sulmit terrorist.
Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Özdemir sot gjatë gjithë ditës ka qëndruar për vizitë zyrtare në vend.
Paraprakisht kishte zhvilluar edhe një takim me homologun e tij, ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i cili bashkë me zëvendësministrin Imri Demelezi dhe Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi ishin po ashtu të pranishëm në takimin e mbajtur në kryeministri./Arbresh.info

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot