Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti në takim kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit të Kozencës, në jugun e Italisë.
Fillimisht, kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë kryetarit Baffa, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ta presim në këtë vizitë e ta kemi në mesin tonë, përcjell Arbresh.info.

“Nga ana e tij, kryetari Baffa tha se ndihet i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar tij, të cilën e cilësoi të jashtëzakonshme. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, në zonën e Kalabrisë, që 600 vjet ruajnë traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe. Së bashku, kryeministri Kurti dhe kryetari Baffa, diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, e ato në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës”, thuhet në njoftimin nga ZKM.

Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve të cilat qëllim kanë promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve.
Teksa kryetari Baffa i dhuroi kryeministrit Kurti ndër të tjera edhe librin me poezi të autorit arbëresh, Giuseppe Serembe, ai e ftoi kryeministrin edhe në një vizitë në Strigari dhe komunat arbëreshe, në të ardhmen e afërt. Kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht për ftesën, bisedën e takimin e zhvilluar, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë e produktiv mes nesh./Arbresh.info

OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri
Komunat në veri votojnë sërish për t’u tërhequr nga Asociaci...
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...