Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Zyra e Kryeministrit njofton se, gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.
Diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...