Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka thënë se kemi hyrë në fazën finale të numërimit të votave.
Kurti tha se sot fillon numërimi i votave të diasporës, dhe më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet finale.
“Presim që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë nga ju kolegë pres që të vazhdoni punën me të njëjtin ritëm, ndërsa të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për pjesëmarrjen e diasporës në këto zgjedhje, duke thënë se për herë të herë pati mundësinë të votojnë edhe ambasadat dhe konsullatat tona./Arbresh.info/
Barcelona e nis furishëm në “Metropolitano”, Yamal realizon
Vushtrria dënohet me një ndeshje pa tifozë
Kryeministri Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebas...
Kusari-Lila: Kosova po forcon klimën e investimeve
Dinamo ndanë rrugët me trajnerin Arsim Abazi
Arrestimi i serbit në veri, Policia: Dyshohet se gjatë luftë...