Kryeminsistri i Kosovës, Albin Kurti, me kërkesën e presidentit Hashim Thaç, ka thirrur për sonte takim të Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.
Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Takimi do të mbahet sonte, sepse kryeministri e ka pranuar kërkesën e presdientit dhe e ka parë të rrugës që mbledhja të mbahet sonte në ora 20:00”, ka thënë Kryeziu.
Thaçi kishte kërkuar këtë mbledhje, pak orë më parë, ndërsa shkroi në Facebook, duke bërë thirrje të respektohen në përpikëri të gjitha udhëzomet e institucioneve të Kosovës.
“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19. Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...