Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, përuruan sot Poliklinikën Specialistike në Podujevë.
Sipas njoftimit, kjo poliklinikë moderne do të ofrojë 15 shërbime specialistike në fusha të ndryshme mjekësore, përfshirë repartin e hemodializës, i cili ka nisur punën një muaj më parë.
“Tashmë qytetarët e Podujevës nuk kanë më nevojë të udhëtojnë në Prishtinë për shërbime specialistike. Kemi krijuar një ambient të denjë, të pastër dhe të pajisur mirë për trajtim mjekësor cilësor,” tha Kryeministri Kurti.
Shërbimet përfshijnë: kardiologji, reumatologji, endokrinologji, kirurgji, ortopedi, pediatri, gjinekologji, neurologji, analizat laboratorike, radiologji dhe të tjera. Investimi për këtë projekt kap vlerën prej afro 2.43 milionë euro.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, theksoi rëndësinë e këtij investimi për qytetarët:
“Ky është një moment i rëndësishëm për komunën tonë. Po realizojmë premtimet dhe po ofrojmë shërbime cilësore në kushte të standardeve bashkëkohore.”
Tutje, thuhet se Poliklinika pritet të përmirësojë ndjeshëm qasjen në kujdesin shëndetësor për banorët e Podujevës dhe zonave përreth./Arbresh.info
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza...
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë