Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar vrasjen e tre intelektualëve shqiptarë – Bajram Kelmendi, Agim Hajrizi dhe Latif Berisha – të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe natën e 24 marsit 1999, në ditën kur nisën bombardimet e NATO-s kundër Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se këta tre veprimtarë të çështjes kombëtare dhe mbështetës të luftës çlirimtare u sulmuan nga forcat serbe në shtëpitë e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Policët e Serbisë hynë dhunshëm në shtëpinë e avokatit Bajram Kelmendi, një aktivist i shquar për të drejtat e njeriut. Ata e rrëmbyen atë bashkë me djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, të cilët u gjetën të vrarë dy ditë më vonë”, tha Kurti.
Ai kujtoi edhe sindikalistin Agim Hajrizi, i cili u ekzekutua në shtëpinë e tij në Mitrovicë bashkë me nënën Nazmijen dhe djalin e tij 11-vjeçar, Ilirin.
Po atë natë, në veri të Mitrovicës, forcat serbe vranë intelektualin Latif Berisha, profesor universitar dhe kryetar i LDK-së në Mitrovicë.
Në 26-vjetorin e vrasjes së tyre, Kurti theksoi rëndësinë e kujtimit të jetës dhe veprës së tyre.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri