Në Ditën e Forcës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani – Sadriu dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, morën pjesë në ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të FSK-së, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kurti tha se kjo ditë është një ditë e gëzimit, ku edhe përkujtojmë ata që sakrifikuan, por në të njëjtën kohë edhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë, përcjell Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë gati trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve dhe ushtarëve tanë jashtë vendit’’, theksoi kryeministri, i cili veçoi se në më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit.
Tutje Kurti tha se e kemi të qartë se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa kujtoi se nesër festojmë 28 Nëntorin që e shënojmë në kujtim të trinisë, të flamurit të kuq me shqiponjën dy krenare të Skënderbeut në Krujë, të Ismail Qemalit në Vlorë, e të Adem Jasharit në Prekaz.
Andaj, siç shtoi ai, me krenarinë e lavdishme që kemi për hir të së kaluarës, me përplot optimizëm, shpresë dhe përgjegjësi ecim drejt së ardhmes.
“Urime edhe njëherë të gjithëve 27 Nëntori- Dita e Forcës, dhe 28 Nëntori i Flamurit e i Pavarësisë!”, uroi në fund kryeministri Kurti./Arbresh.info
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...