Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk ka informacione të tjera lidhur me atë që po raportohet në mediat serbe se një shtetas nga Kosova ka vrarë mbrëmë një polic në Serbi.
Në një konferencë për media, Kurti ka bërë të ditur se organet e rendit dhe sigurisë janë duke grumbulluar informacione shtesë, raporton Arbresh.info.
Ndërsa, lidhur me arrestimin e një ish-luftetari të UÇK-së mbrëmë në Maqedoninë e Veriut ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë e RMV-së.
“Ministria e Drejtësisë janë në komunikim me Qeverinë e RMV-së për shtetasin e Kosovës që po mbahet në paraburgim dhe të mos ketë nënshtrim për në Serbi”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Vrasja e policit në Serbi, Daçiq pretendon se në vendngjarje u gjet pasaporta e një kosovari
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...